
Trupi i pajetë i dekompozuar i një 49-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”.
Gazetari Jul Simoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se familja e 49-vjeçarit nuk ka bërë denoncim në polici ndërsa shton se sipas dyshimeve të deri më tanishme viktima është aksidentuar teksa largohej pasi tentoi të vidhte një motor.
Sipas të dhënave 49-vjeçari rezulton të jetë person me precedent penal për vjedhje dhe dhunë në familje, ndërsa nuk rezulton i denoncuar në polici si i humbur.
Blutë kanë dyshime se mund të jetë i njëjti person që më 15 tetor pas një tentative për vjedhjen e një motori u denoncuar nga pronari dhe gjatë largimit u aksidentua në autostradë pranë vendit ku u gjet. Pavarësisht kërkime nuk u gjet personi që ishte në motor.



