E rëndë në Tiranë, 13-vjeçari vetëvritet me armën e të atit

E rëndë në Tiranë, 13-vjeçari vetëvritet me armën e të atit

Një i mitur 13 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Laknasit të Bashkisë së Kamzës.

Policia bën me dije se i mituri me iniciale E.D, u gjet i pajetë një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

"Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut", bën me dije policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy