Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Durrësit teksa ka hyrë për tu larë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në Porto Romano, ku shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.



