U kapën me armë zjarri në automjet, dy të rinjtë bien në prangat e policisë

U kapën me armë zjarri në automjet, dy të rinjtë bien në prangat e policisë

Dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet kanë përfunduar në prangat e policisë. Të arrestuarit janë A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";  A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Permission", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.  Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.

 Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën "Hasan Alla", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";

-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.  

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy