
Goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një person i cili transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Policia e Kukësit, vuri në pranga F. M., 51 vjeç, banues në Kukës.
51-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, katër emigrantë, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Ndaj të dyshuarit materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.



