Sekretari Blinken falënderon popullin shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë

Sekretari Blinken falënderon popullin shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se 212 afganët e nisur nga Shqipëria kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blinken ka falënderuar popullin shqiptar për mikpritjen e tyre.

I lumtur të tregoj se 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar që pritën afganët.

Kryediplomatja Olta Xhaçka falenderon gjithashtu Blinken dhe thekson se Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët afganë.

Faleminderit SecBlinken që e bëtë këtë të mundur. Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët tanë afganë kur pjesa më e madhe e botës thjesht i qëndroi larg. Një falenderim i madh për të gjithë burrat dhe gratë e mahnitshme që bënë të mundur që kaq shumë afganë të fillojnë një jetë të re.

Gjatë ditës së djeshme, afganët e strehuar në qytetin e Lezhës u larguan nga Shqipëria.

Destinacioni i tyre i radhës do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy