Prej orëve të mëngjesit efektivët e policisë së Vlorës kanë dal në hyrje të autostradës Vlorë-Levan për të kontrolluar automjetet.
Siç njofton korrespondenti i MCN tv nga Vlora, në fokus janë automjetet që udhëtojnë drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën që zhvillon opozita në Tiranë.
Përgjatë kontrolleve janë ndaluar një numër i lartë automjetesh të cilat po kontrollohen për sende të forta, armë zjarri apo eksponentë të krimit që mund të udhëtojnë drejt kryeqytetit.
Kontrollet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit teksa vazhdojnë ende.



