U arrestua për vjedhje dhe përfundoi në koma, ndërron jetë në spital 27-vjeçari Jani Rustemi  

U arrestua për vjedhje dhe përfundoi në koma, ndërron jetë në spital 27-vjeçari Jani Rustemi  

27-vjeçari Jani Rustemi, i cili ishte prej ditësh në gjendje kome në QSUT, pasi u arrestua nga policia në Tiranë më 12 Prill 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2, ka ndërruar jetë.

I riu u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, ai është dërguar në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetë sot në Reanimacionin Qëndror në QSUT, në ora 16:20.

Rustemi, baba i dy fëmijëve, dhe përdorues droge, sipas mjekëve, vuante nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Rasti i tij ka ngritur shqetësimin e Komitetit të Helsinkit, i cili pas një auditimi të procedurës së ndjekur nga institucionet e shtetit, konstatoi një sërë shkeljesh të rënda, deri në diskriminimin e të riut që i përket komunitetit rom.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy