Kanosi me jetë babain për motive banale, arrestohet 35-vjeçari në Këlcyrë

Kanosi me jetë babain për motive banale, arrestohet 35-vjeçari në Këlcyrë

Një 35-vjeçar nga Këlcyra është arrestuar nga policia pasi kanosi me jetë babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në  fshatin Ballaban, ku 35 vjeçari A. B., për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Fatmirësisht ndërhyrja e uniformave blu ka parandaluar një krim të mundshëm në familje.

Njoftimi i policisë:

Kanos për jetën babain e vet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë të mundshme.

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy