
Një banesë në fshatin Kolonjë në Gjirokastër, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Sipas informacioneve paraorake, në vedngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur. Mësohet se zonja e shtëpisë ishte duke gatuar momentin kur ka ndodhur ngjarja.



