Thasë me kanabis në “Audi Q7”, shkon në tre numri i të arrestuarve

Thasë me kanabis në “Audi Q7”, shkon në tre numri i të arrestuarve

Drejtonte automjetin “Audi Q7”, me të cilin po transportoheshin 3 thasë me 85 kg cannabis sativa, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, të zhvilluar më 21 dhjetor 2022, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim N. R., 32 vjeç, banues në Hamil. Nga këto veprime dyshohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, u arrestuan shtetasit A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy