Përplasen dy mjete në Memaliaj, 8 të plagosur

Përplasen dy mjete në Memaliaj, 8 të plagosur

Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Memaliaj.

 

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

 

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy