I përndiqte vajzën 14-vjeç/ Babai në Elbasan e merr peng 18-vjeçarin, policia i arreston të dy

I përndiqte vajzën 14-vjeç/ Babai në Elbasan e merr peng 18-vjeçarin, policia i arreston të dy

Një histori përndjekje në Elbasan që ka përfunduar me arrestimin e palëve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur.

Pas kësaj, babai i të miturës bashkë me dy të tjerë morën peng 18-vjeçarin dhe e rrahën por policia ka prangosur edhe të atin e vajzës teksa ka shpallur në kërkim dy personat e tjerë që bashkëpunuan me të.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy