Siguroi mjete për vrasjen e dy personave, ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari

Siguroi mjete për vrasjen e dy personave, ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari

Një person i cili akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e dy personave, është ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë. 

 

Bëhet fjalë për një 43-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal, i cili është kapur në Francë, në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.   

  

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të Alban Skonja, 43 vjeç, banues në Francë.   

 

Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.  

 

Skonja akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal, kanë planifikuar vrasjen e dy personave, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.   

 

Gjithashtu, Alban Skonja dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash 40 000 euro, nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy