Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori në Berat

Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori në Berat

Një plagosje me thikë është regjistruar në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i lënduar pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy