Me kokainë dhe armë pa leje, arrestohen dy persona në Devoll

Me kokainë dhe armë pa leje, arrestohen dy persona në Devoll

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Devollit, të kapur me lëndë narkotike në makinë.

Nga ana e uniformave blu u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi në fshatin Përparimaj, punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer shtetasin A. P., i cili gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy