Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi amerikan. Sipas policisë, i riu është përsëritës për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë, rasti i fundit është denoncuar nga shtetasi amerikan, i cili ka thënë se ia kanë vjedhur paratë në rrugë, në qendër të qytetit. Njoftimi i policisë: I vodhi një shumë parash, një shtetasi amerikan, falë veprime te shpejta nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. I arrestuari, i dënuar së fundi për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.



