Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas finlandez pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.
Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 43-vjeçari me iniciale M.W.
Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.



