Shpallet në kërkim pronari i firmës ushqimore, prodhonte ushqime të paligjshme

Shpallet në kërkim pronari i firmës ushqimore, prodhonte ushqime të paligjshme

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim pronari i objektit Gëzim Bala, ku prodhoheshin produktet ushqimore si turshi dhe konzerva. Balajt, i ishte ndaluar e drejta e prodhimit të artikujve ushqimor që prej vitit 2018.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër Nr. 708, datë 15.10.2019, u zbulua aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë shpallja në kërkim e shtetasit: G. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës.

“Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

 Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy