Analistja Anduena Llabani, për kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ndaj SPAK, për mbylljen e në seksionin “41 biss” për 26 të dënuar të cilat sipas saj kanë thyer rregullat e regjimit të brendshëm dhe nuk u janë bindur punonjësve të sigurisë, thotë se aktualisht janë 7 persona të mbyllur në këtë regjim, të cilët kanë vazhduar aktivitetin kriminal në burg.
Nga studion e MCN Live, ai tha se 7 kërkesa janë refuzuar pasi nuk plotësojnë kriteret, ndërsa të tjerët janë në proces verifikimi.
Shtatë të mbyllurit në regjimin “41 biss”, janë të dënuar me burg të përjetshëm, kryesisht vrasje, rrëmbim personash dhe trafikim lëndësh narkotike.
Fatmirësisht amnistia i dha një frymëmarrje administratës së burgjeve.
Ndërkohë policia jo në pak raste është kthyer në bashkëpunëtore të individëve me fuqi ekonomike që mund të fusin lëndë narkotike, mund të fusin vajza për shërbime të tjera dhe individë që e kanë të ndaluar të takohen me këta persona.
Mbyllja në regjimin “41 biss” bëhet kur i dënuari cenon sigurinë e personave të tjerë, të dënuarve, policëve, apo kur ka informacione që ky i dënuar ka mjete që mund të komunikojë me jashtë.
Në shtator të vitit të kaluar SPAK ka kërkuar që të vihen në përgjim 51 persona në burgjet shqiptare, tregon që këta të dënuar janë absolutisht të mirë informuar për botën jashtë, madje kanë dhe kontakte me personat që ndodhen jashtë burgut dhe që i çojnë deri në fund veprimtaritë e tyre kriminale.



