
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Pogradec, pas një konflikti me vëllanë e tij. Sipas informacioneve të policisë, 44-vjeçari, Denis Harizi ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij Agim Harizi, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Pas kreu aktin kriminal, 44-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



