Rinas/ Nuk deklaruan paratë, nën hetim një turk dhe një kinez

Rinas/ Nuk deklaruan paratë, nën hetim një turk dhe një kinez

Një 36-vjeçar turk me iniciale D.C dhe një 50-vjeçar kinez me iniciale L.D janë proceduar penalisht u kapën me një sasi parash të konsiderueshme të cilat nuk i kishin deklaruar në kufi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 020 eurot që nuk deklaroi 36-vjeçari turk dhe 11 820 euro dhe 1900 dollarë që nuk deklaroi 50-vjeçari kinez.

Njoftimi: Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.

Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy