Një çift është arrestuar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Të arretsuarit Endri Garipi 28-vjeç dhe një 17-vjeçare me iniciale XH.P shpërndanin drogë kryesisht në zonën e Bllokut në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 70 doza kokainë.



