Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qera në Laç për organizim të lojërave të fatit.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, finalizuan operacionin policor të koduar “Forbidden”.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga qiramarrësi i lokalit, shtetasi Endrit Menga, 35 vjeç dhe shtetasi Xhulio Vala, 31 vjeç, i cili u kap në flagrancë, duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient.
Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Në vijim të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin P. L., 66 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



