Gjeti trupin e foshnjës në dollap, zbardhet dëshmia: Jam i tronditur, kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë

Gjeti trupin e foshnjës në dollap, zbardhet dëshmia: Jam i tronditur, kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë

Zbardhet dëshmia e plotë e Klodian Hasimllarit, i cili në orët e para të së hënës denoncoi gjetjen e një foshnje të pajetë në banesën e tij në Korçë. MCN TV mëson se Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.

I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu se trupin thuajse të dekompozuar tërësisht të foshnjës e gjeti pas aromës së rëndë që po vinte në shtëpi.

Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj nuk jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që "M..." (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.

Një tjetër informacion është se babai ka qenë para 1 muaji në Korçë pasi 40-vjeçarja ka qenë e sëmurë.

Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë, ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja është prematur, pra ka lindur para kohe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy