
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Bradashesh, në afërsi të një karburanti.
Në aksident janë përfshirë katër mjete, dy furgonë, një automjet dhe një trajler. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet edhe për të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



