Makina përplas motorin në Korçë-Voskopojë, plagoset një grua

Makina përplas motorin në Korçë-Voskopojë, plagoset një grua

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:45, në rrugën Korçë-Voskopojë.

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me një motomjet tip “Lifan”, me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e përplasjes, është aksidentuar këmbësorja V. Xh., rreth 48 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy