Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave 18 mjekë që vdiqën në detyrë nga Covid

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave 18 mjekë që vdiqën në detyrë nga Covid

Koronavirusi në Kosovë deri më tani u ka marrë jetën 18 përfaqësuesve shëndetësor të cilët në luftë me Covidin dhe në krye të detyrës, humbën vet jetën nga kjo sëmundje.

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka ndarë dekorata post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët humbën jetën në detyrë në përballje me COVID-19. Ata u infektuan me virus derisa ishin në shërbim direkt të pacientëve.

U.d. Presidentja ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”, ka thënë në ceremoni u.d. presidentja Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy