Aksidenti me pasojë vdekjen e së moshuarës në Bulqizë, nën hetim djali i viktimës dhe infermieri

Aksidenti me pasojë vdekjen e së moshuarës në Bulqizë, nën hetim djali i viktimës dhe infermieri

Policia e Bulqizës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen djeshme, në rrugën e fshatit Ostren, ku u aksidentua një 82-vjeçare, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Me datë 28.08.2024, rreth orës 23.40, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, aksidentalisht ishte rrëzuar në rrugë shtetasja S.M., 82 vjeçe, dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës, menjëherë është ngritur grupi hetimor për verifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Pas hetimeve të thelluara, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe grumbullimi i të gjitha provave materiale, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 82-vjeçarja, rreth orës 20.00, të datës 28.08.2024, ishte aksidentuar nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi L.M., 16-vjeç, i cili pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Në vijim të veprimeve, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L.M., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të hetimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :

P. M., 56 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallëzuar.

I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, me profesion infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy