Baste sportive në lokal, arrestohet një person në Lezhë

Baste sportive në lokal, arrestohet një person në Lezhë

Zbulohet një lokal në Lezhë i përshtatur për baste sportive. Gjatë operacionit të koduar “Kontrolli”, nga kontrollet e ushtruara në një lokal, u konstatuan dy persona duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. 

 

Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi Simon Bibaj, 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.

 

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan dy aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale.

 

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy