Ndërsa policia ka vënë në pranga 4 nga autorët e grabitjeve të parave të bankave të ndodhura pranë rrugës së Rinasit, vijon operacioni për kapjen e dy të kërkuarve, njëri prej të cilëve akuzohet si koka e grabitësve.
Forcat Speciale, RENEA, FNSH Forca e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës vijojnë operacionin “Patriot”.
Aktualisht aksioni po vijon në Dibër me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj (Murataj).
Në kërkim është edhe Jetmir Cerpja nga Dibra.
Kontrollet janë duke u zhvilluar nga ajri e toka. Ndërsa efektivët kanë kryer kontrollet në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Taertaj e Lashkiz të Dibrës.



