
Është identifikuar personi i gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si F.Xh 25-vjeç nga fshati Plug, në Lushnjë.
I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal për veprën “Shkatërrim i pronës me zjarr”, i kryer në bashkëpunim, ndërsa sipas vendimit të datës 21.05.2021 të Gjykatës së Lushnjës, 25-vjeçarit i ishte caktuar ndryshimi i masës nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



