Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Saukut.
Pesë automjete janë përfshirë në një përplasje në zonën e mbikalimit.
Për pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



