Pas 30 viteve Shqipëria do të ribëjë një Kod të ri Penal, i cili është kodi i ri pasi që nga 1995 deri më tani janë bërë 22 amendime në kod, por kurrë nuk ka pasur Kod të ri Penal.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se kodi i ri bëhet për të përshtatur legjislacionin me Bashkimin Europian, gjë që e ka detyruar qeverinë shqiptare të hedhë për konsultim një kod të ri.
Është e ende e paqartë përmbajtja e tij. Por debat i madh është nëse korrupsioni do të prekë zyrtarë të lartë dhe kush do i hetojë, ndërsa zyrtarë e nivelit të ulët, do të jenë kompetencë e prokurove të rretheve.
Do të hapë dyert kodi edhe për burgun me orar, burgun e të miturve dhe burgun që iu jep të drejtë personave që të shkojnë në punë dhe të kthehen në burg, ose siç njihet ndryshe burgu i hapur.



