Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj në Sarandë

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj në Sarandë

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Karl Topia” në Sarandë.

Një mjet tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, me drejtues shtetasin Ervin Oruçi nga Ksamil, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç, nga Ksamil dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana. 

Të rinjtë janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy