Operacioni antidrogë “Bistrica 2019”/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve

Operacioni antidrogë “Bistrica 2019”/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve

Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”.

Policia e Shtetit njofton sot se ka arrestuar shtetasin A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë.

Per kete shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet shtetasi A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, ku pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147 kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy