Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në një atentat të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Pediatrisë.
Një person me skafandër në kokë ka qëlluar 5 herë drejt një 41-vjeçari dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi Devi Kasmi, i cili u qëllua me disa plumba në afërsi të Morgut në rrugën "Kongresi i Manastirit".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta dhe ka qenë një telefonatë nga një qytetar që ka lajmëruar policinë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe autori. Policia thotë se ka ngritur pika të shumta kontrollit dhe po kryhet krehja e zonës.
Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Policia gjithashtu ka bërë me dije se personi i vrarë është identifikuar si Devi Kasmi.



