Sekuestrohen 20 mijë euro në Rinas, arrestohet 27-vjeçari nga Durrësi

Sekuestrohen 20 mijë euro në Rinas, arrestohet 27-vjeçari nga Durrësi

Janë sekustruar në Rinas 20000 euro, dhe është procedohet penalisht një 27-vjeçar që i kishte me vehte.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia një shtetasi nga Durrësi  iu gjeten në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Evidentimi, si rezultat i masave të shtuara, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen 20000 euro, procedohet penalisht një 27-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në  Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy