Bruksel-BE: Kufijtë për pushuesit do të hapen deri në verë

Bruksel-BE: Kufijtë për pushuesit do të hapen deri në verë

Europa dëshiron të hapë kufijtë e brendshëm për turizmin para fillimit të verës, deklaruan sot ministrat e Jashtëm të BE-së.

“Është e rëndësishme që qytetarët jo vetëm të udhëtojnë lirisht në Europe, por edhe të kthehen të sigurt në shtëpi”, theksuan ministrat në një deklaratë të përbashkët.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, zhvilloi një video-konferencë me homologët e tij nga Spanja, Italia, Austria, Greqia, Kroacia, Portugalia, Malta, Sllovenia, Qipro dhe Bullgaria, të gjitha destinacione të njohura pushimesh nga gjermanët, për të diskutuar lehtësimin gradual të masave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.

Kufizimet e udhëtimit ndaluan lirinë e lëvizjes në të gjithë Europën.

Lëvizja ndërkufitare do të rikthehet me faza, e bazuar në shkallën e transmetimit të koronavirusit dhe e koordinuar ndërmjet vendet anëtare të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy