Etrit Berisha, inspektor i AKU-së, me identitetin e njëjtë me portierin e kombëtares shqiptare të futbollit, u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës me akuzën e korrupsionit. Ai ishte shpallur në kërkim në shtator të këtij viti, pasi ishte denoncuar në një emission investigativ duke marrë rryshfet, bashkë me një kolegun e tij.



