Është kapur në Durrës një 41-vjeçar me inicialet E..L, me banim në Manzë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”.
Gjykata e Breshias më 29.09.2024 ka lëshuar vendim "urdhër arresti ndërkombëtar" si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.



