
Në hapje të punimeve për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e pranishme në këtë ceremoni dha një mesazh të qartë se se po bëhet një aleancë e fortë me Shqipërinë.
“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë!” është shprehur Ambasada.
Si pjesë e rindërtimit të saj, do të vihet në dispozicion një fond prej 50 milionë eurosh.
Me to, NATO pritet të financojë në kursin e viteve të ardhshme, ndërtimin e plotë të një baze ajrore në Kuçovë.
Gjashtë aviona luftarakë, do të mund të qëndrojnë në të pas përmbylljes së punimeve.



