Transportonin katër klandestinë të huaj, dy të arrestuar në Pogradec

Transportonin katër klandestinë të huaj, dy të arrestuar në Pogradec

“Unaza” u kodua një operacion i policisë së Pogradecit, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga dy persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy