Arrest me burg për Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për të pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Rrok Pepaj mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sativa.
Dy ditë më parë, ai ka dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme, pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen.
Ai ka mohuar se ka lidhje me kultivimin duke thënë se ka dalë në mal me policinë për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.
“Nuk kam patur dijeni për parcelën. Në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan të sëmurë”, ka thënë ai.



