Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 22 drejtues mjetesh

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 22 drejtues mjetesh

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se gjatë gjashtë ditëve të fundit ka arrestuar 22 drejtues mjetesh, ndërsa janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar së fundmi një plan të posaçëm masash, për monitorimin e qarkullimit rrugor në rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike.

Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka inspektuar gjatë dy ditëve të imolementimimt të këtij plani, disa nga pikat e monitorimit me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimit të qarkullimit në brendësi të qyteteve ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltestues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimin shkeljeve te ndryshme rrugore.

Tarkaj, gjatë një prononcimi ka theksuar se ky plan masash konsiston në përdorimin e bazës logjistike si radarë, kamera, dragera dhe tableta, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë, sipas policisë, viti 2020 shënoi rritje të parametrave të sigurisë rrugore me 270 aksidente më pak se në vitin 2019, gjë që ka ardhur si rezultat i përkushtimit të punonjësve të Policisë Rrugore dhe strukturave të tjera të Policisë. Njëkohësisht, Drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu, drejtuesit e motomjeteve dhe biçiklistët të ndriçojnë me sinjale të dallueshme biçikletat dhe motomjetet gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës. Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti, në të gjithë vendin janë pezulluar 112 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 435 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 393 për përdorim celulari, 737 për parakalime të gabuara, 145 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 36 për kontroll teknik, 35 për shkelje të semaforit, 956 për parkime të gabuara, si dhe 553 për shkelje të tjera të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy