Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari që po drejtonte një makinë “Chevrolet” ka ndodhur në aksin rrugor "Korçë- Pogradec".
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar edhe një pasagjer, që po merr mjekim në spital.
“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip "Chevrolet". Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



