
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike ka përfunduar në prangat e policisë në Durrës me qëllim ekstradimi drejt Serbisë.
Burime policore bëjnë me dije se strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët".
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.



