Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore gjobit 1186 drejtues mjetesh

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore gjobit 1186 drejtues mjetesh

Tre drejtues automjetesh janë arrestuar në Durrës gjatë javës së fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtimit të mjeteve.

Gjithashtu, janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 36 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.   

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1186 gjoba, për shkeljet si më poshtë:

• 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;

• 39 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 71 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 322 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

• 176 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 3 masë administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;

• 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe

• 318 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjobat dhe arrestimet janë bërë  krahas masave të shtuara të Policisë Rrugore për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, me kontrolle për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy