Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ka folur edhe pronarja e tokës ku po ndërtohet pallati që është kthyer tashmë në një molle sherri mes dy biznesmenëve. Jemine Durishti thotë se është pronare e një pjesë të tokës ku është ndërtuar ndërsa thotë se biznesmenët e përfshirë në konflikt kanë për t’i dhënë asaj 4800 euro. Durishti u shpreh po ashtu, se dy biznesmenët i kanë shitur hyrjet nga dy ose tre herë, ndërsa shton se Albert Allmuça nga i cili ajo pret pagesën, është i “mbytur” në borxhe.
“Kam 4800 euro për të marrë. Kam tre muaj që vij e ai fshihet. Më thotë do t’i jap, se jam gjysh, se do marr kredi, unë i dua se do shtrohem në spital. Me Bertin (Albert Allmuça) e kam konfliktin. Kushedi sa njerëzve u ka marrë lekët dhe s’ua ka dhënë. Të gjithë, i ka shit nga tre herë një hyrje. Është mbyt në borxhe. Kushedi sa borxhe ka për të dhënë. Nuk kam fuqi për të shkuar në polici, jam e sëmurë”, është shprehur për media Jemine Durishti.



