Anija e marinës Italiane "Libra" pritet të rikthehet në Shëngjin, ditën e premte për sjelljen e emigranteve në zbatim të marrëveshjes Rama-Meloni.
Burime të korrespodentit të MCN, bëjnë me dije nga Porti i Shëngjinit se mjeti lundrues është nisur këtë të mërkure nga brigjet e Lampeduses me destinacion Shqipërinë.
Sipas parashikimeve, anija pritet të mbërrije në Portin e Shëngjinit, rreth orës 8:00 të mëngjesit të 8-nëntorit, ndërsa ende nuk dihet sa është numri i emigranteve të shpëtuar nga ujerat e Mesdheut të cilët do të vijnë në Shqipëri.
Ashtu si dhe në operacionin e parë në muajin tetor, emigrantet do t’ju nënshtrohen procedurave të verifikimit në qendrën pritëse në Shëngjin dhe më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit, i cili është vënë në funksion pak javë më parë.
Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën me në mesin e nëntorit qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontingjentin e azilkërkuesve, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.
Ndërkohë në kampin e Gjadrit, të mbetur pa “mysafirë” për shkak të ngërçit qeveri-gjykatë në Itali, vijojnë të qëndrojnë stafi: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët të cilët janë në pritje të grupit tjetër të emigranteve të cilët pritet të mbërrijnë ditën e premte.



